Në prag proteste: “Blindohet” Kryeministria dhe selia e PS, 1500 policë të shpërndarë në institucione

Në prag proteste: “Blindohet” Kryeministria dhe selia e PS, 1500 policë të shpërndarë në institucione

kryeministria-tirane TIRANË- Më pak se një orë nga nisja e protestës së opozitës, forcat policore janë vendosur në gatishmëri. Rreth 1500 forca policie janë në gatishmëri, ku janë shpërndarë në godina të rëndësisë së veçantë. Forca policore janë vendosur pranë Kryeministrisë ku është vendosur edhe gardhi metalik, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe pranë selisë së Partisë Socialiste. Policia e Shtetit ka refuzuar të marrë përsipër garantimin protestës, pas incidenteve në protestat e mëparshme, ku u shënuan akte dhune dhe përplasje me efektivët. Megjithatë, policia do të jetë e pranishme në terren për të garantuar rendin publik dhe sigurinë në kryeqytet. Policia e Shtetit në Tiranë ka hartuar një plan masash për protestën që pritet të nisë në orën 18:00. Forcat Shqiponja po...