Në përgjim prej disa muajsh nga Antidroga, kapet pranë ‘TEG’-ut Ervin Kaftiraj me 1 kg kokainë me vete (VIDEO)
pamje nga arrestimi TIRANË- Ervin Kaftiraj është arrestuar nga antidroga e Tiranës, pasi u kap me lëndë narkotike. 45-vjeçari është kapur në flagrancë në një parkim në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut. Gjatë operacionit dhe në vijim të kontrolleve në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 39.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive. Mësohet se sektori i Antidrogës kishte disa muaj që e mbante në përgjim dhe ishte vënë në ndjekje të Ervin Kaftiraj. Ky i fundit sipas burimeve, ka biznes të makinave me qira, kryesisht automjete luksoze, si dhe mjete retro. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Cargo 1”. U kap në flagrancë në një parkim...
Burimi:
zeri.ai