Në një vit ikin mbi 40 mijë vetë! Çdo person i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro
Shkollohen, arsimohen dhe kur duhet të kontribuojnë në ekonominë e vendit, zgjedhin të largohen. Çdo shqiptar i aftë për punë që ikën, i kushton Shqipërisë 14 mijë euro. Një studim për emigrimin e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor i realizuar nga “Fondacioni Westminster për Demokraci” tregon se çdo largim është një kosto e humbur për ekonominë e vendit tonë si në drejtim të arsimimit por dhe punësimit. “Ky djalë apo vajzë derisa është bërë 26 vjet është rritur nga taksapaguesit shqiptarë. Nëse ka shkuar në shkollë ka shkuar nga taksat e shqiptare nëse ka patur nevojë shëndetësore ka shkuar në spitale ku taksapaguesit shqiptarë kanë paguar. Kostoja tjetër e madhe është se këta të rinj largohen në moshën e punës, d.m.th kontributi i...
Burimi:
gijotina.com