Në mbrojtje të Vjosës/ Të rinjtë nga e gjithë bota me mision në Shqipëri, mbjellin 3 mijë fidanë në zonë
25 të rinj nga mbarë bota kanë zgjedhur Shqipërinë për një mision që në fakt do të duhej ta udhëhiqnin vetë të rinjtë shqiptarë: Mbrojtjen e ekosistemit të lumit të fundit të egër në Evropë, Vjosa. Të bashkuar nga një qëllim i përbashkët, ruajtja e natyrës dhe biodiversitetit, ata kanë arritur të mbjellin plot 3000 fidanë të llojeve të ndryshme pemësh, duke i dhënë zonës më shumë gjelbërim dhe shpresë për një të ardhme më të qëndrueshme. Çdo fidan i mbjellë është një akt përgjegjësie, një investim për brezat që do të vijnë. Pietro, i ardhur nga Italia, tregon se për të përfshirë komunitetin vendas në këtë nismë janë organizuar edhe dëgjesa publike, por pjesëmarrja ka lënë për të dëshiruar. Megjithatë, mesazhi i tij mbetet...
Burimi:
top-channel.tv