Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri

Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri

Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, po shton rrezikun për një valë të re inflacioni të importuar në Shqipëri. Sipas ekspertëve, ekonomia shqiptare mbetet e brishtë përballë goditjeve të jashtme, për shkak të deficitit të lartë tregtar, varësisë së madhe nga importet ushqimore dhe kapaciteteve të kufizuara prodhuese në vend. Për të përballuar situatën, ata sugjerojnë masa lehtësuese fiskale, përfshirë ulje të përkohshme taksash. Sipas Monitor, rreth dy javët e para pas shpërthimit të konfliktit, çmimet e naftës në tregun vendas janë rritur me 10–13%. Nga rreth 175 lekë për litër, ato kanë arritur edhe mbi 200 lekë për litër. Në rast se çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, përfshirë bursën e Londrës, ngjitet në...