Në kërkim prej dy dekadash, kapet në Spanjë shqiptari i kërkuar për trafik droge, në fillim u fsheh në Durrës
FOTO ILUSTRUESE SPANJË-Një shqiptar, i arratisur që nga viti 2004 dhe i kërkuar për trafik droge dhe mbajtje të paligjshme armësh, u arrestua në Spanjë falë një operacioni ndërkombëtar të koordinuar mes Karabinierëve të Fermos dhe policisë spanjolle. Mediat italiane raportojnë se operacioni u krye në Spanjë, ku shqiptari me origjinë nga Durrësi, emri i të cilit nuk u publikua, po fshihej prej vitit 2004, ndërsa ndaj tij kishte urdhër kërkimi ndërkombëtar dhe një dënim në mungesë. Ai kërkohej për vuajtjen e një dënimi të mbetur prej 4,5 vitesh burgim dhe një gjobe prej afërsisht 9,000 eurosh për komplot për shpërndarjen e narkotikëve dhe komplot për posedimin e armëve, të dyja të kryera në provincë. “Shqiptari i arrestuar ishte në kërkim aktiv që nga viti...
Burimi:
zeri.ai