Në kërkim prej 5 vitesh! Pastroi 18.3 mln euro të ‘Cosa Nostras’, SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin

Në kërkim prej 5 vitesh! Pastroi 18.3 mln euro të ‘Cosa Nostras’, SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin

Rezart Taçi TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i cili akuzohet se do pastronte 18.3 mln euro të mafias Cosa Nostra. Rezart Taçi është ende në kërkim dhe po gjykohet në mungesë për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Kreu i SPAK, Klodian Braho kërkoi dhe konfiskimin e kalimin në favor të shtetit të 18 milionë eurove të mafias italiane. Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi është i dyshuar prej të paktën pesë vitesh në Shqipëri për pastrim parash dhe lidhje me krimin e organizuar, përfshirë kontakte të dyshuara me mafien siçiliane. Taçi kishte gjeneruar deri në 1.5 miliardë dollarë nga aktivitetet e tij në tregtinë e naftës, të cilat i nisi në fund të viteve 1990 me themelimin e kompanisë “Taçi...