Në kërkim për vjedhje, drogë dhe mashtrim, pesë të arrestuar në Tiranë
Pesë persona të shpallur në kërkim për disa vepra penale janë vënë në pranga nga policia e Tiranës. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin S. Gj., 26 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vite, 1 muaj e 5 ditë burgim. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin I. G., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 1...
Burimi:
top-channel.tv