Në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh nga Austria, pranga 31-vjeçarit turk në Morinë

Në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh nga Austria, pranga 31-vjeçarit turk në Morinë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike nga autoritetet austriake, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të RSh-së, 31-vjeçari turk. Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin shtetasin turk: V. B., 31 vjeç, banues në Stamboll. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vjenës ka vendosur ndaj...