Në kërkim për përkrahje të autorit të krimit, arrestohet 21-vjeçari nga Shkodra

Në kërkim për përkrahje të autorit të krimit, arrestohet 21-vjeçari nga Shkodra

PAMJE NGA ARRESTIMI SHKODËR-Klavjert Fusha, 21 vjeç është vënë në pranga në Shkodër, pasi dyshohet se ka transportuar me automjet në muajin janar, një 32-vjeçar që u përfshi në një konflikt dhe dyshohet se përdori armë zjarri. Ndaj daj 21-vjeçarit ishte lëshuar urdhër ndalimi nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Njoftimi i policisë: Kapet dhe ndalohet një person në kërkim, i cili në muajin janar 2026, dyshohet se ka transportuar me automjet, një 32-vjeçar që u përfshi në një konflikt dhe dyshohet se përdori armë zjarri. Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e...