Në kërkim për kultivim të narkotikëve, arrestohet 44-vjeçari, i gjendet thikë në momentin e ndalimit

Në kërkim për kultivim të narkotikëve, arrestohet 44-vjeçari, i gjendet thikë në momentin e ndalimit

Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë për kultivim të lëndëve narkotike në fshatin Prekal të Shkodrës. Në momentin e ndalimit, shtetasit me iniciale Gj.G., iu gjet një thikë. Njoftimi: Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i cili akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Prekal. Në momentin e ndalimit, atij iu gjet një mjet prerës (thikë). Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës Operacionale, kapën dhe ndaluan shtetasin Gj. G., 44 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest...