Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Në kërkim për dëmin 300 mln euro ndaj shtetit, 32-vjeçarin e nxjerr zbuluar aksidenti
Foto ilustruese DURRËS- Një aksident rrugor në Sukth çoi në ndalimin e një 32-vjeçari, i cili jo vetëm drejtonte automjetin në gjendje të dehur, por rezultoi edhe person në kërkim, i dënuar me burg për mashtrim me TVSH-në, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 300 milionë lekësh të reja. Menjëherë pas njoftimit se një automjet ishte përplasur me disa pemë, policia shkoi në vendngjarje për kryerjen e veprimeve procedurale. Gjatë kontrollit, drejtuesi i mjetit, Alfred Dumi, 32 vjeç, iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili në matjen e dytë rezultoi 1.29 mg/l, mbi normat e lejuara. Nga verifikimet e mëtejshme, policia konstatoi se 32-vjeçari ishte aktualisht në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës, në vitin 2024, e kishte dënuar me 2 vjet burgim për veprën...