Në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale, ekstradohen 3 shtetas nga Danimarka, Franca dhe Italia
Tre shtetas, një nga Danimarka, një nga Franca dhe një nga Italia janë ekstraduar në Shqipëri pasi ishin në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me dije shtetasi Daniele Matoshi alias Daniele Çela alias Oklid Cela u ekstradua sot nga Danimarka. Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ishte gjithashtu i dënuar nga Gjykata e Kristiansand, Norvergji, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e një organizate kriminale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Sakaq, shtetasi Christopher Rudoviç u ekstradua nga Franca pasi Gjykata e Tiranës e kishte...
Burimi:
top-channel.tv