Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, Prokuroria sekuestron pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë eShkëlzen Kastratit dhe babait të tij, pasi nuk justifikohen nga të ardhura apo fitime nga veprimtari të ligjshme. Kastrati, rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘Trafikim të narkotikëve’ në Gjermani nga viti 2022. Sipas organit të akuzës nga hetimet, mbi procedimin pasuror nr.01, regjistruar më 18.02.2026 dhe pas një analize financiare, rezultoi se ky shtetas dhe personi i lidhur me të nuk kanë mundësi financiare për të siguruar pasuritë e regjistruara. Në këto rrethana, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vlerësoi se duhet që të procedohet me vendosjen e masave kufizuese ndaj pasurive të paluajtshme që kanë rezultuar deri në këtë moment të hetimit, pasi dyshohet se janë fituar si rezultat...
Burimi:
gijotina.com