Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

34-vjeçari Syrgen Haxhija ka rënë në prangat e Policisë në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në Itali. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ndaj këtij personi, Gjykata e Milanos kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprat penale ‘trafikim i lëndëve narkotike’ dhe ‘pjesëmarrje në organizatë kriminale’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. Njoftimi i Policisë: Vijojnë kontrollet dhe operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale...