Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”
Vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, Bledi Doçi, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, është arrestuar ditën e sotme në Turqi. Bledi Doçi ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet italiane, ku u godit grupi i Visit të Pojës. Organizata kriminale me bazë në Durrës dhe në Puglia, trafikonte sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës. Në krye të grupit dyshohet se qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja”, edhe pse ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie, ku duket se drejtimin e grupit vitet e fundit ia kishte lënë nipit të tij, Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”. Në total u lëshuan...
Burimi:
gijotina.com