Në ‘Golf’ me armë zjarri dhe municione, mirditorja 35-vjeçare përfundon në pranga

Në ‘Golf’ me armë zjarri dhe municione, mirditorja 35-vjeçare përfundon në pranga

PAMJE NGA ARRESTIMI MIRDITË-Jetmira Biba, 35 vjeç është arrestuar nga Policia e Mirditës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Ajo u ndalua për kontroll në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, në hyrje të Rrëshenit, teksa lëvizte me një automjet tip “Golf”. Gjatë kontrollit, policia gjeti një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, së bashku me automjetin. Njoftimi i policisë: Qarkullonte me automjet e armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçarja. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti. Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetase qarkullonte e armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të...