Në “gjueti” të qitësit të Çopjave/ Policia kthehet në vendlindjen e Altin Ndocit, kontrolle në banesën e tij në Pukë
Hetimet lidhur me arratisjen e Atlin Ndocit vijojnë ende. News24 mëson se janë zhvilluar kontrolle në shumë banesa, në Tiranë e Durrës. Gjithashtu pjesë e kontrolleve ka qenë edhe një banesë e tij në vendlindje në Pukë. Sakaq mësohet se makina e tij është parë për herë te fundit ne autostradën Durrës -Tiranë në territor te Tiranës dhe më pas eshtë zhdukur. I riu me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë, është arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë” dhe akuzohet vrasje me pagesë. Ai akuzohej për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit, ngjarje ne të cilën e implikoi vrasësi me pagesë Nuredin Dumani që mban statusin e të penduarit të drejtësisë. Për të...
Burimi:
sot.com.al