Në gjendje kritike për jetën, niset nga Korça drejt Tiranës foshnja 2 muajshe
Është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar foshnja 2 muajsh nga Korça, e cila rrezikonte jetën pasi nëna nuk e ushqeu me gji. Siç raporton gazetarja e Top Channel Dhorjela Çule, gjendja e saj shëndetësore vijon të jetë kritike. Në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçës foshnja 2-muajshe mbërriti në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Burime konfidenciale nga policia dhe spitali bëjnë të ditur se foshnja aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dyshohet se kjo gjendje ka ardhur nga kequshqyerja. Foshnja ka lindur dy muaj më parë, prematurë (7 muajsh). Është trajtuar në spitalin e Korçës e më pas në Tiranë, nga ku raportohet se ka dalë në gjendje të mirë shëndetësore, por pas kthimit në shtëpi ka shfaqur probleme të...
Burimi:
top-channel.tv