Në fshatrat e Divjakës Shkumbini po gërryen tokat bujqësore, afrohet edhe pranë shtëpive
Përmbytje e fundit nuk lanë pas vetëm dëmet në bujqësi e banesa, por dhe gërryerje të lumenjve. Lumi Shkumbin nuk kërcënon vetëm me daljen nga shtrati por po vazhdon gërryerjen e tokave bujqësore duke u afruar rrezikshëm pranë zonave te banuara. Situata paraqet rrezik serioz për fshatin Çerm e sipërme të Bashkisë Divjakë, pasi gërryerja po i afrohet shtëpive dhe banorët i tremben së papriturës. Sot disa prej tyre që kanë ndërtuar jetën pranë lumit Shkumbin janë ngritur zërin dhe kërkojnë investime në shpatet e lumit. Sipas banorëve nëse nuk merren masa urgjente mbrojtëse, dëmet mund të jenë të pakthyeshme. Lumi Shkumbin nga ura deri në fshat që nga viti 2009 sipas banorëve ka gërryer diku 20 metër e diku tjetër 10 metër. Fenomeni është...
Burimi:
top-channel.tv