Në disa zona rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shtim, në mbrëmje mot kryesisht i vranët. Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në ekstremin verior të vendit por me intensitet të ulët. Gradualisht pas orëve të mesditës dhe kryesisht pasdite reshjet e shiut parashikohet të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore parashikohen të fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve, në verilindje – lindje – juglindje në lartësitë mbi...
Burimi:
kohajone.com