Në burg prej më shumë se një viti, përfundon seanca paraprake për ish-presidentin Meta
Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, u përball për rreth 8 orë me prokurorët, në seancën e radhës paraprake, e cila do të vijojë edhe javën e ardhshme. Seanca e kësaj të enjteje u zhvillua me tensione të forta. Mbrojtja e Ilir Metës tha se ky i fundit u përplas disa herë me prokurorët, teksa këta të fundit lexonin dosjen e tij. Avokati Kujtim Cakrani përmendi dhe akuzat, për të cilat, mbrojtja e Ilir Metës do të kërkojë pushimin në gjykatë. Seanca paraprake ndaj Metës do të vijojë të enjten tjetër, pasi prokurorët nuk arritën të lexonin të gjitha parashtrimet e kërkesës për kalimin në gjykim të dosjes. Organi i akuzës ka arritur të lexojë deri më tani rreth 130 faqe, ndërsa kanë mbetur mbi 100...
Burimi:
top-channel.tv