“Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë të madhe”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, nipi i deputetit të PS në GJKKO: Donin t’më vrisnin familjen, por…

“Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë të madhe”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, nipi i deputetit të PS në GJKKO: Donin t’më vrisnin familjen, por…

Erigen Toska është paraqitur sot si dëshmitar në gjyqin e Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes që mbahet në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, aktualisht deputet i PD, Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Toska ka treguar njërin nga episodet, kur i është vjedhur makina në 2019. “Kam pasur makinë në pronësi Mercedes Benz ngjyra gri në vitin 2019. Një kopje çelësash kam pasur për ketë automjet. Në shtator të 2019 e kam parkuar në darkë posh banesës. Të nesërmen shkoj në vendin ku kam parkuar mjetin dhe nuk e gjej mjetin aty. Kam bërë më pas kallëzim në komisariatin numër 6 në Tiranë. 2-3 muaj më pas...