Ndryshimi i çmimit për barnat e rimbursueshme, Braçe: Shoqata e Diabetit ka ngritur shqetësim për insulinën

Ndryshimi i çmimit për barnat e rimbursueshme, Braçe: Shoqata e Diabetit ka ngritur shqetësim për insulinën

Një denoncim i bërë nga Urdhri i Farmacistëve për ndryshimin e çmimit të barnave të rimbursueshme është ngritur si shqetësim dhe në Kuvend nga deputeti i PS-së, Erion Braçe. Ai tha se lista e barnave të rimbursueshme është krijuar për shtresat në nevojë dhe për këtë arsye ai thekson se ndërtimi i kësaj liste është themelore. Braçe tha se ndryshimi i çmimeve pa njoftim, ka krijuar shqetësim të drejtpërdrejtë tek qytetarët duke sjellë si shembull shqetësimin nga Shoqata e Diabetit për insulinën. ”Ligji bën mirë për kontrollin e lëndëve të para që përdorohen për prodhimin e lëndëve psikotrope dhe narkotike apo të lëndëve që kanë si produkt përfundimtar këtë gjë. Ligji adapton listat tona me ato evropiane. Fenomeni i drogës, nuk është fenomen shqiptar. Jemi...