Ndryshimet në statutin e PD-së, reagon Salianji: Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë!
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar për zhvillimet brenda PD dhe ndryshimet e paralajmëruara të statutit të partisë gjatë mbledhjes së Kryesisë. Në një reagim në “X”, ai shprehet se opozita nuk duhet të ndjekë të njëjtin model që kritikon te qeveria, pasi rrezikon të humbasë besimin e qytetarëve tek alternativa politike. Sipas Salianjit ndryshimet e njëanshme në rregullat dhe statutet e partisë përbëjnë uzurpim dhe dëmtojnë besimin e demokratëve. Sipas tij këto ndryshime janë në shërbim të Ramës. “Nuk ka shërbim më të madh për Edi Ramën sesa të sillesh dhe të veprosh njësoj si ai. Rama është nën presion ndërkombëtar për shmangien e ligjit, për shkeljen e barazisë para ligjit dhe për përpjekjen për të ndryshuar rregullat për pezullimin e ministrave Kryeministrit. Opozita...
Burimi:
gijotina.com