Ndryshimet në qeveri, betohen para presidentit Begaj, ministrat e rinj të kabinetit
Janë betuar mëngjesin e kësaj të premte 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave e para që u betua ishte Albana Koçiu, e cila mori detyrën e zëvendëskryeministres. Ndërkohë i dyti ishte Ferit Hoxha, ministri i ri i Jashtëm dhe më pas Besfort Llamallari, i cili do të mbajë detyrën e ministrit të Brendshëm. Po ashtu u betua Enea Karakaçi, si Ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë, dhe Ermal Nufi si ministër i Mbrojtjes. Gjithashtu u betua, Toni Gogu si Minitsër i Drejtësisë dhe Erjona Ismaili si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Betimi në Kushtetutë është hapi i fundit procedural që jep dritën jeshile ministrave që të hyjnë në zyrë. Ndryshimet në kabinet:-Zv.kryeministre, Albana Koçiu –...
Burimi:
gijotina.com