Ndryshimet në Ligjin për Mediat Audiovizive/ OSBE: Hap i rëndësishëm drejt transparencës

Ndryshimet në Ligjin për Mediat Audiovizive/ OSBE: Hap i rëndësishëm drejt transparencës

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Mediat Audiovizive, duke vënë theksin te futja e nenit 33/1, i cili synon rritjen e transparencës së pronësisë së mediave. Sipas OSBE-së, këto ndryshime përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të transparencës në pronësinë mediatike dhe forcimit të llogaridhënies në sektorin audioviziv në vend. Reagimi nga OSBE: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Mediat Audiovizive, në veçanti futjen e nenit 33/1 mbi transparencën e pronësisë së mediave. Këto ndryshime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të transparencës së pronësisë mediatike dhe forcimit të llogaridhënies në sektorin audioviziv. Vërejmë me kënaqësi se këto ndryshime reflektojnë rekomandime kyçe të Prezencës së OSBE-së, të zhvilluara në bashkëpunim...