Ndryshimet në Kodin Penal për median/ Dekriminalizimi i shpifjes, RREZIK për lirinë e shprehjes

Ndryshimet në Kodin Penal për median/ Dekriminalizimi i shpifjes, RREZIK për lirinë e shprehjes

Foto ilustruese TIRANË- Parlamenti ka miratuar me 85 vota pro një paketë ndryshimesh në Kodin e Ri Penal, ku përfshihet edhe dekriminalizimi i shpifjes. Ndryshimi parashikon përjashtimin nga përgjegjësia e veprës penale vetëm për gazetarët, të njohur si të tillë apo të regjistruar. Ky vendim ka ngjallur debate në opinionin publik, ku organizatat e medias po ashtu dhe aktorë të tjerë publik e kanë cilësuar masën si të pjesshme, ku sipas tyre neni 120 nuk e heq shpifjen nga Kodi Penal për të gjithë qytetarët. Ndërsa qeveria e ka paraqitur ndryshimin si të harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian në kuadër të procesit të integrimit. Mirëpo, organizatat ndërkombëtare të medias e kanë cilësuar se ky nuk është standard i BE-së. Sipas tyre, ky lloji standardi...