Ndryshimet në Kodin Penal, avokati: Bëhet vetëm për Ballukun! E turpshme, u kap duke shkelur ligjin

Ndryshimet në Kodin Penal, avokati: Bëhet vetëm për Ballukun! E turpshme, u kap duke shkelur ligjin

Avokati Altin Kaziaj ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në një studio televizive, teksa foli për propozimin e kryeministrit Rama dhe mazhorancës socialiste për ndryshime në Kodin Penal, që gjykatat të mos kenë mundësi të pezullojnë një ministër apo kryeministër që po hetohet nga drejtësia. Kaziaj thekson se kjo është një fyerje e inteligjencës për një jurist. Kjo pasi, propozimi vjen vetëm prej një emri, që sot kërkohet t’i vendoset masë arrest, zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit u kap duke shkelur ligjin dhe SPAK nuk kërkon të pezullojë ministrinë por personin që ka shkelur ligjin. Altin Kaziaj: Ka ndërhyrë në kompetencat. Ka marrë kompetencat e ligjbërësit. Nuk kërkohet masa ndaj Ballukut si ligjbërëse. Por si ministre apo zv.kryeministre për ushtrimin e funksioneve të veta....