Ndryshimet ligjore të Kodit Penal, reagon Ambasada Amerikane

Ndryshimet ligjore të Kodit Penal, reagon Ambasada Amerikane

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për Euronews Albania lidhur me ndryshimet ligjore te Kodit Penal dhe paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për ndërhyrje në legjislacion pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Euronews në pyetjen drejtuar ambasadës amerikane thekson se qëllimi i deklaruar është ndalimi i ushtrimit nga organet e drejtësisë (SPAK dhe GJKKO) të masës së pezullimit nga detyra të funksionarëve të lartë si anëtarët e Këshillit të Ministrave, Presidentit dhe zyrtarëve të tjerë. Ambasada në përgjigjen e saj theksoi se nuk komenton çështjet ligjore që janë në proces. Sipas saj pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e mes dy vendeve. “Faleminderit për pyetjen. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund t’i atribuohet një zyrtari të...