Ndryshime në polici! Ndryshojnë shefat në Krujë, Pogradec dhe Bulqizë
policia e shtetit TIRANË- Në radhët e Policisë së Shtetit janë bërë ndryshime të reja, ku janë emëruar dhe zëvendësuar shefat e disa komisariateve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur një sërë ndryshimesh në udhëheqjen e disa komisariateve. Sipas vendimit të fundit: -Luan Sinanaj, i cili deri tani ka shërbyer si shef i komisariatit të Krujës, është emëruar shef i komisariatit të Pogradecit. -Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante postin e shefit të krimeve në komisariatin nr. 5 në Kamëz, emërohet në Krujë duke zëvendësiar Sinanajn. -Gentian Dedej, i cili ka shërbyer më parë në Pogradec, është emëruar shef i komisariatit të Bulqizës./ZËRI
Burimi:
zeri.ai