Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat)
Kreu i Policisë Shtetit, ka firmosur disa ndryshime dhe emërime të reja në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë. Mësohet se Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ndërkohë, Islor Islami është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Po ashtu, Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Sa i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vendosur të revokojë dorëheqjen e Drejtues Fatmir Hoxha, pas rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan. Për rrjedhojë, Drejtues Fatmir Hoxha do të vijojë detyrën si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Burimi:
gijotina.com