Ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, Redi Muçi: Votojmë kundër, është në dëm të hetimit
Deputeti i Lëvizjes BASHKË, Redi Muçi ka komentuar nismën e grupit parlamentar të PS-së për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale. Ai deklaroi se si deputet në Parlament do të votojë kundër kësaj nisme, duke e cilësuar atë si të dëmshme për procesin e hetimit. “Ne padyshim mendojmë që kjo nismë e marrë nga mazhoranca është në dëm të hetimit”,– u shpreh Muçi në RTSH. Ai argumentoi se mbajtja në detyrë e një zyrtari të lartë, siç është zëvendëskryeministrja, mund të ndikojë negativisht tek procesi gjyqësor. “Një gjë është të thuhet që nuk pengohet prokuroria në hetim, dhe tjetër gjë është të mbash në detyrë zv.kryeministren, e cila nga pozita e saj mund të intimidojë gjyqtarët në proces,” tha ai. Muçi e cilësoi situatën si...
Burimi:
kohajone.com