Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zëvendësministre e Punëve të Brendshme
Me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e datës 17 mars u miratuan disa emërime dhe propozime për anëtarë në institucioneve të ndryshme. Mes tyre ish-nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti, e cila është emëruar zëvendësministre e Punëve të Brendshme. Po ashtu është propozuar Kuvendit për emërimin e Diana Dervishi, anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, dhe të kandidaturës së Olta Rushaj si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv