Ndreca: Riformatimi si qeveri teknike. Rama në hall, i është mbyllur rrethi

Ndreca: Riformatimi si qeveri teknike. Rama në hall, i është mbyllur rrethi

Pedagogu Ardian Ndreca thotë se kryeministri Edi Rama “është në hall” pasi i “është mbyllur rrethi” dhe është “në presion nga drejtësia”. Për të riformatimi i gati gjysmës së kabinetit nga kryeministri duket më shumë si një qeveri teknike, ku i vetmi që stonon është Rama. Pedagogu vë në dukje se rreziku Ramës nuk i vjen nga molotovët e opozitës, por nga drejtësia. “Ka dështuar gjithë klasa jonë politike në ndërtimin e një sistemi vlerash që janë të kundërta me ato të BE-së, që ai pretendon ‘për t’u martuar’. Besoj se jemi përpara fundit të një cikli, siç ka ndodhur me Gruevskin, Sanaderin, siç po ndodh me Gjukanoviçin, besoj që shumë shpejt do të ndodhë edhe te ne e njëjta gjë, që do të mbyllet...