Ndotja/ Propozimi i Partisë së Lirisë: Moratorium ndërtimeve që kryhen pa studim urbanistik

Ndotja/ Propozimi i Partisë së Lirisë: Moratorium ndërtimeve që kryhen pa studim urbanistik

Partia e Lirisë kërkon miratimin e një moratoriumi për të gjitha ndërtimet që kryhen pa studim urbanistik në Tiranë. Anëtari i këshillit Bashkiak Artan Distafa thotë se për shkak të ndërtimeve pa kriter, Tirana është kthyer në një kryeqytet të ndotur e kaotik. “Tirana është një nga qytetet më të ndotura në rajon. Nivelet e ndotjes së ajrit tejkalojnë shpesh normat e lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve tanë, veçanërisht të fëmijëve. Ndërkohë që qyteti mbytet nga trafiku dhe ndotja, lejet e ndërtimit vazhdojnë të jepen pa asnjë kufizim real. Më shumë ndërtime, më pak hapësirë, më shumë beton, më pak frymëmarrje. Një model që nuk investon në transport publik, sepse nuk i sjell fitime të shpejta klientelës. Prandaj...