Ndoci u arratis “para syve” të tyre, pezullohet zinxhiri komandues! Burgjet: IEVP Durrës s’na informoi për shoqërimin e tij në spital

Ndoci u arratis “para syve” të tyre, pezullohet zinxhiri komandues! Burgjet: IEVP Durrës s’na informoi për shoqërimin e tij në spital

altin ndoci-pamje nga arratisja TIRANË- Një ditë pas arratisjes së Altin Ndoci nga Spitali Rajonal Durrës, ka reaguar sërish Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, duke njoftuar se ka ndërmarrë masa të administrative dhe ligjore. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, që nga drejtoi Indit Cerloj, si dhe janë ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve. Në njoftim, theksohet se i paraburgosuri, Altin Ndoci ishte i akomoduar në IEVP Durrës që prej vitit 2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Ai dyshohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në organizatë kriminale. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se i paraburgosuri Altin Ndoci ka kryer konsultë mjekësore me...