Ndjekje e rrezikshme në Durrës/ Pranga 45-vjeçarit të droguar në timon, përplasi makinën e policisë
Një 45-vjeçar është arrestuar në Durrës pas një ndjekjeje policore, gjatë së cilës ai përplasi automjetin e efektivëve ndërsa ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Operacioni i koduar ‘Përfshirja e shumëfishtë’ çoi në pranga shtetasin Julian Ismailaj, i akuzuar për një sërë veprash penale, përfshirë shitjen e drogave të forta dhe vjedhje. Gjithçka nisi pas një denoncimi për kanosje, ku policia ndërhyri për të verifikuar shtetasin E. H., 36 vjeç, nga Kavaja. Ai dyshohet se kishte kanosur një person me një pistoletë lodër, e cila iu gjet dhe iu sekuestrua. Për 36-vjeçarin ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Në shoqërinë e E. H. ndodhej edhe shtetasi J. I., 45 vjeç, banues në Durrës. Sapo pa policinë, ky i fundit u largua me shpejtësi me...
Burimi:
gijotina.com