Ndihmuan një emigrant të kalonte territorin e Shqipërisë kundrejt pagesës, tre të arrestuar në Elbasan

Ndihmuan një emigrant të kalonte territorin e Shqipërisë kundrejt pagesës, tre të arrestuar në Elbasan

Tre persona janë vënë në pranga pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ndihmuan një emigrant të kalonte kufirin kundrejt pagesës. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: D. Z., 49 vjeç, banues në Strugë, Maqedonia e Veriut; T. Z., 48 vjeçe, banuese në Gostivar, Maqedonia e Veriut (bashkëshortja e shtetasitD. Z.); T. Q., 39 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, bashkia Prrenjas. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin: S. K., 31 vjeç, banues në Stambull, Turqi. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit D. Z. dhe T. Z., në bashkëpunim me shtetasin T. Q., kanë organizuar dhe realizuar dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror për shtetasin S. K., kundrejt përfitimit monetar....