Ndihma juridike falas: në 2025 përfituan 6,241 qytetarë në të gjithë vendin

Ndihma juridike falas: në 2025 përfituan 6,241 qytetarë në të gjithë vendin

Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria regjistroi 6,241 raste të qytetarëve që përfituan ndihmë juridike falas gjatë vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare. Shumica e tyre kërkuan mbrojtje ose këshillim ligjor për shkak të pamundësisë për të paguar shërbime private. “Në aspektin e shërbimeve, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka asistuar mbi 5,400 qytetarë me ndihmë juridike parësore dhe 841 qytetarë me ndihmë juridike dytësore. Paralelisht, është shënuar një rritje prej 48% e vendimeve gjyqësore të likuiduara, si dhe një rritje prej 41.5% e buxhetit të shpenzuar për këtë qëllim, çka dëshmon për funksionalitet më të lartë të sistemit dhe rritje të kërkesës për shërbimin”, thuhet në raportin vjetor të drejtorisë. Sipas ligjit, ndihmën juridike parësore mund ta ofrojnë: a) punonjësit me trajnim të posaçëm; b) organizatat...