Ndeshja e Kombëtares, Fieri përgatitet me një flamur gjigant kuqezi

Ndeshja e Kombëtares, Fieri përgatitet me një flamur gjigant kuqezi

Sytë e shqiptarëve sonte janë tek ndeshja e kombëtares ndaj Polonisë, në kuadër të Play-Off për në Kupën e Botës. Një flamur gjigant kuqezi është shpalosur në Fier, duke krijuar një pamje mbresëlënëse dhe plot emocion. Flamuri me shqiponjën dykrenare mbulon pothuajse të gjithë fasadën, duke u bërë menjëherë qendra e vëmendjes për kalimtarët. Kjo iniciativë e tifozerisë së zjarrtë fierake vjen në kuadër të ndeshjes Poloni-Shqipëri, duke reflektuar mbështetjen e fortë për Kombëtaren dhe duke krijuar një atmosferë festive në qytet.