Ndërtoi pa leje mbi tarracën e hotelit luksoz në Sarandë, zbardhen detajet nga sekuestrimi te “Oasis”, kush është pronari i vënë nën hetim

Ndërtoi pa leje mbi tarracën e hotelit luksoz në Sarandë, zbardhen detajet nga sekuestrimi te “Oasis”, kush është pronari i vënë nën hetim

Me kërkesë të Prokurorisë Sarandë, sekuestrohet sipërfaqja pa leje e një hoteli në pronësi të Alqi Papa, i cili është vënë nën hetim për ndërtim pa leje. Dyshohet se kjo shtesë është realizuar për qëllime fitimi në kundërshtim me ligjin. Hetimet tregojnë se objekti është ndërtuar gradualisht nga maji 2025 deri në mars 2026 dhe përfshin një strukturë të re funksionale mbi hotelin ekzistues. Njoftimi: Me kërkesë tê Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos masa ‘Sekuestro preventive’ për sipërfaqen me përmasa 22.9 m x 13.4 m x 3.5 m, ndërtuar mbi tarracën e objektit ekzistues i emërtuar si “Hotel Oasis”, 6 kate në lagjjen nr. 1, Bashkia Sarandë, në emër të shtetasit A.P. Nga hetimet mbi pri...