Ndërtimi i mbikalimit të ri mbyll për 48 orë rampën drejt Rinasit, ARSH sqaron devijimet, ja si të shkoni në aeroport
foto nga arrsh TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë më një njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve. Në datat 13 dhe 14 Janar, rampa që të çon nga autostrada e Tiranës drejt Aeroportit të Rinasit, do të jetë e bllokuar në oraret e natës deri në mëngjes, për shkak të ndërtimit të mbikalimit të ri në Qafë Kashar. Sipas njoftimit, bëhet me dije se qarkullimi i mjeteve do të realizohet përmes rrugëve alternative. Njoftim: Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas, në intervalin: Ora 20:00 – 06:00 Datat 13–14.01.2026 Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:•...
Burimi:
zeri.ai