Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas
Përshkaktëpunimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtiminTiranë → Rinas.Për të shmangur problemet në qarkullim punimet janë parashikuar të kryhen gjatë natës duke nisur në orën 20 dhe përfundojnë në 6 të mëngjesit.Punimet parashikohet të zgjasin dy ditë përkatësish në 13 dhe 14 janar.Qarkullimi I mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet perms rrugëve alternative: Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit) Rruga dytësore Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas RrugaKashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë.
Burimi:
gijotina.com