Ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektori dhe inspektorët e IVMT

Ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektori dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka dërguar në gjyq pesë persona pasi lejuan ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Butrinit. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se në gjyq janë dërguar kryeinspektori, inspektorët e IVMT si dhe personat që ndërtuan pa leje. Njoftimi i Prokurorisë Sarandë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq pesë shtetas, midis të cilëve dhe kryeinspektorin dhe inspektorin e Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit (IVMT), Sarandë për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ndërtim i Paligjshëm’, parashikuar nga nenet 248 dhe 199/a/4 të Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.416 të vitit 2023 rezultoi se në zonën e Ksamilit në vendin e quajtur “Kanali i...