Ndërtimet pa leje në Parkun Kombëtar të Butrintit, prokuroria çon në gjyq zyrtarë të IMT dhe ndërtuesit

Ndërtimet pa leje në Parkun Kombëtar të Butrintit, prokuroria çon në gjyq zyrtarë të IMT dhe ndërtuesit

FOTO ILUSTRUESE SARANDË-Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryeinspektorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, 3 inspektorë dhe një person tjetër, pasi lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint. Konkretisht Resul Piro akuzohet për një ndërtim të paligjshëm në Ksamil në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, e cila është edhe zonë e mbrojtur dhe ka statusin Monument Natyre. Ndërsa kryeinspektori Artur Musa, inspektorët Vangjel Xhavara, Erton Zekaj dhe Besian Koçi akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. VENDIMI: Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT si dhe personat që ndërtuan pa leje Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe...