No Image Available

“Ndërtim, marketing dhe lavazh”, rrjeti i kompanive të Daniel Shimës pasi la AKSHI-n: Tentativë për pastrim parash?!

daniel shima TIRANË- Tre vitet e fundit kanë qenë tepër të vrullshme për Daniel Shimën, ish-nëndrejtor i AKSHI-t, duke filluar nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, dyshimet për favorizim të një firme në tendera, largimi nga detyra, “zhdukja” dhe në fund një rrjet kompanish që “mbinë nga hiçi”. Në pjesën e parë të investigimit, VoxNews faktoi me dokumente dhe burime nga disa institucione sesi Danieli e bëri nënën e tij rrobaqepëse një biznesmene, duke xhiruar miliona euro, blerë troje, apartamente, e marrë leje ndërtimi në disa qytete. Madje, shokët e tij Sokol Përllaku dhe Redvin Marku, arritën të krijonin dhe administronin disa kompani, sërish me xhiro dhe prona në vlerën e dhjetëra miliona eurove. Sokoli pas bashkëpunimit dhe transaksioneve me Merita Shimën hapi disa kompani...