Ndërsa Bota digjet nga lufta, ne zgjedhim të djegim njeri-tjetrin
Opinioni publik botëror, edhe ai i Tiranës, u zgjuan ditën e djeshme me skenat e një lufte që sapo kishte nisur në Lindjen e Mesme, ku SHBA-ja dhe Izraeli vendosën të sulmonin regjimin diktatorial të Iranit. Pak orë më vonë, këtë herë vetëm qytetarët e Tiranës, u detyruan të shikonin disa skena të tjera lufte, këtë herë jo në Iran, por pak metra larg shtëpive të tyre. Nuk ishte ndonjë ushtri e huaj që kishte vendosur të sulmonte, por disa militantë partiakë të cilët i vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, u përplasën me policinë dhe e kthyen vendin tonë në faqet e para të mediave ndërkombëtare. Këtë herë për keq. Sigurisht, Shqipëria nuk është në luftë dhe nuk ka raketa mbi qiellin tonë....
Burimi:
top-channel.tv