Ndërruan jetë tragjikisht në Itali, trupat e familjes Kola mbërrijnë në Shqipëri, përcillen sot në banesën e fundit (VIDEO)
mberritja e trupave ne shqiperi DURRËS- Mëngjesin e kësaj të enjteje kanë mbërritur në Shqipëri trupat e pajetë të 4 anëtërve të familjes Kola, të cilët humbën jetën tragjikisht më 4 shkurt në Porcari të Italisë si pasojë e asfiksimit nga monoksidi i karbonit. Babai, Arti Kola, 48-vjeç, nëna, Jonida Kola, 43-vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22-vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15-vjeçe, do të prehen në fshatin Gryksh i Madh, në Peqin. Katër anëtarët e familjes Kola nga fshati Gryksh i Madh, Peqin, u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre më 4 shkurt në Porcari, në provincën e Lucca-s, Itali. Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 4 shkurtit, e cila i mori jetën Arti Kolës, bashkëshortes së tij...
Burimi:
zeri.ai