Ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Itali, nesër u jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola

Ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Itali, nesër u jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola

Fshati Gryksh i Madh në Peqin që prej ditësh është ‘mbërthyer’ nga dhimbja, ndërsa nesër do t’i jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën tragjikisht në Itali si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit. Mësohet se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në orën 13:00, ndërsa trupat e tyre do të prehen në varrezat e fshatit. Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 43 vjeç, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola, 22 dhe 15 vjeç, do të prehen në tokën ku nisën jetën e tyre, në Gryksh të Madh, aty ku lanë kujtime, familjarë e miq përpara se të emigronin drejt Italisë për një jetë më të mirë. Trupat e...